8 vjeçarja e frikësuar nga Trump, merr përkrahje nga veteranët e ushtrisë!

Melisa Chance Yassini erdhi nga puna kur gjeti vajzën e saj 8 vjeçare Sofia duke qarë.
Sofia kishte dëgjuar kandidatin për president Donald Trumpin kur kishte thënë se duhet ndaluar myslimanët të futen në Shtetet e Bashkuara dhe këto fjalë e kishin trishtuar atë.

Yassini kishte qëndruar me vajzën e saj tërë natën duke e siguruar se qytetarët e SHBA-ve janë të sigurtë. Ajo në mëngjez shkroi në llogarinë e saj në Facebook: “Ditë e mërzitshme në Amerikë kur unë duhet të rehatojë vajzën time 8 vjeçare sepse një flokëverdhë i quajtur Trump do që ti shkelmojë të gjithë myslimanët jashtë Amerikës. Ajo ka filluar të mbledh gjërat e rëndësishme në qantë pasi ajo pret që vijnë ushtarët që të na largojnë nga shtëpia. E kontrollon derën pa ndërprerë. Ky është terrorizëm. Asnjë fëmijë nuk e meriton të trajtohet në atë mënyrë.

Ai status ishte parë nga veterani i ushtrisë Kerri Peek. Peek ishte prekur nga ai postime dhe i kishte shkruar nënës së Sofiasë: “Selam alejkum Melissa!
Të lutem tregoja këtë foto vajzës tënde. Thuaj unë jam këtu si nënë dhe si një ushtare do të mbrojë nga njerëzit e këqinjë. Nuk e di si të tregoj sa më vie keq. Ndiej sikur të ishte vajza ime. Në botë ka më shumë mirë se sa keq…Bekime për ju dhe familjen tuaj” përfundon ajo.

Peek dëshironte të bënte të kuptonte Sofia dhe të gjithë fëmijëve amerikanë mysliman se ata janë të sigurtë dhe të dashur në vendin e tyre, kështu që ajo kërkoi nga miqtë ndihme duke kërkuar të postojnë fotografitë e tyre me unfiromë ushtarake duke shkruar #unëdotëmbrojëty.

Që nga ai hashtag, rrjetet sociale janë bërë hit duke pasur shumë shumë postime lidhur me këtë situatë, ku shumë veteranë postun fotografi dhe bënë atë hashtag./KohaIslame2 3 4

Artikulli paraprakMoti i ftohtë, ushqimet që mbrojnë zemrën, luftojnë gripin dhe forcojnë imunitetin
Artikulli vijuesEksplodim në Aeroportin e Turqisë (Video)