Po bëhen përgatitje për Panairin e Librit që do të mbahet në Shkup duke filluar nga data 12 prill. Kjo është një mundësi e mirë për entuziastët e librave dhe literaturës, me që në Panairin e Shkupit do të vijnë mjaft tituj nga autorë të shquar. Në panair do të paraqiten shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe nga disa vende tjera evropiane, njofton TV21.
“Jemi në fillim të panairit të librit i cili është i 28 me radhë, një prej panaireve me atraktive ku zakonisht tërheq shumë vëmendje të qytetareve, ku parashikohet që numri i vizitorëve të arrijë afër 40 000 mijë. Ky panair do të mbahet prej datës 12 deri më 18 prill . Do të ketë libra deri më 70% lirim të çmimeve”, u shpreh Sanja Kondarko, Menaxhere e panairit të Shkupit.
Panairi i Librit, si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend josh vëmendjen e lexuesve për veprat dhe autorët më të kërkuar në tregjet ndërkombëtare dhe vendëse. Si gjithmonë do të ketë tituj nga vepra letrare bashkëkohore e klasike, tekste profesionale shkencore e shkollore, enciklopedi dhe vepra të kulturës e artit. Panairi i Librit tek ne ka një traditë të gjatë dhe vlerësohet nga autorët, kritikët letrarë dhe shtëpitë botuese të cilat kanë marrë pjesë në të.