Kjo është cilësuar si rekord në Indi. Një 28 vjeçare ka lindur njëherësh 10 fëmijë. Lajmi bëhet i ditur nga shërbimi i lajmeve indo-aziatik.
Ajo lindi 9 nga 10 fëmijët e saj, para se të mbërrinte në spital, ndërsa të 10-in e solli në jetë në spital. Doktorët bëjnë të ditur se asnjë nga fëmijët nuk mbijetoi. Sipas tyre ilaçet për ngjizjen e fëmijëve ndikuan në këtë shtatëzani të shumëfishtë.
“Dukej se nuk ishte një formë normale e shtatzënisë”, u shpreh Dr. Sumitra Yadav. Ndërkaq lindja e 10 fëmijëve njëherësh cilësohet shumë e rrallë, megjithëse janë raportuar edhe lindje të tjera të shumëfishta. Agjencia e lajmeve “Xinhua” citon një doktor që deklaron se marrë pjesë në lindjen e 15 fëmijëve njëherësh nga grua 35-vjeçare në vitin 1971.
Megjithatë aktualisht Nadya Suleman mban titullin e rekordeve Guinness, pasi në vitin 2009 solli në jetë 8 fëmijë dhe që të gjithë janë gjallë.