TË MIRAT DHE TË KEQIJAT E KAFES !

Kafja është një bimë që rritet vet dhe që është zbuluar para rreth 1.000 vitesh e që vazhdon të përdoret si pije edhe në ditët e sotme, falë aromës dhe shijes së saj të mrekullueshme. Por, a sjell ajo vetëm të mira, apo edhe të këqija

Përdorimi i tepërt i kafes mund të jetë i dëmshëm, sidomos te personat labilë, meqë në vete përmban kafeinë, substancë që gjendet edhe në Çaj, Çokollatë, pije joalkoolike të gazuara e që ka veprim stimulues. Nuk mohohet fakti që kafja ka veprim stimulues një kohë, por ky efekt dobësohet me rritjen e konsumimit, meqë rritet përqendrimi i substancave toksike dhe thartirës.

Karakteristika themelore e kafes si pije, përpos efektit të këndshëm të shijes dhe aromës së saj, ka të bëjë me ndikimin stimulues të saj në sistemin nervor qendror dhe në sistemin kardiovaskular. Për këtë shkak, në sasi të vogla, kafja ka veprim pozitiv në aktivitetin fizik dhe psikik.
Kafja është burim i pasur i niacinës, vitaminës që është e dobishme për lëkurë dhe që ndikon në humbjen e kileve të tepërta.
Mendohet se pirja e 3-4 filxhanëve kafe në ditë nuk është e dëmshme, por nëse e teproni, atëherë mund të keni probleme me gjumë, që të keni ankth, dhembje të kokës, aritmi të zemrës, etj. Kafja po ashtu mund të shkaktojë edhe vartësi, duke ju shkaktuar kokëdhembje dhe dëshirë të madhe për ta marrë, sikur droga. Në fund, mund të themi se kafja është një pije e mrekullueshme dhe e dobishme, nëse nuk teprohet me të. Sikur edhe me të gjitha gjërat, fundja.

Artikulli paraprakVaksinat, avantazhet dhe disavantazhet
Artikulli vijuesÇaj nga xhenxhefili, limon dhe mjaltë kundër ftohjes