Të paktën 20 të vrarë nga luftimet në Aden

Aden, 28 prill – Të paktën 20 persona, prej të cilëve dhe civilë, u vranë sot nga luftimet mes rebelëve shiitë dhe kundërshtarëve të tyre në jug të Jemenit, ndërkohë që një sulm ajror shënjestroi një bazë ushtarake në Sana, sipas burimeve ushtarake dhe mjekësore.
 
”Në Aden, qyteti i dytë i Jemenit, përleshjet e dhunshme në rrugë kanë shkaktuar vdekjen e nëntë rebelëve”, sipas burimeve të afërta të këtyre milicëve.
 
Përveç këtyre, 11 civilë dhe luftëtarë, mbështetës së presidentit të larguar Abd Rabbo Mansour Hadi kanë humbur jetën në këto luftime”, theksoi zyrtari i sektorit të shëndetësisë në Aden, Al-Khader Lassouar.
 
Rebelët shiitë Huthis, të mbështetur nga Irani, kanë marrë kryeqytetin e Sanaas në shtator të vitit 2014 para se të ndërmerrnin në ofensivë drejt jugut duke e detyruar presidentin Hadi të arratisej nga Adeni.
Artikulli paraprakPresidentja dekoron donatoren me shami
Artikulli vijuesHip në mbi 4300 numri i viktimave nga tërmeti në Nepal