OKB dënon Izraelin për prishjen e shtëpive

Kombet e Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin nga Izraeli të 30 pronave të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar prej tyre, duke thënë se ky veprim i zhvendos familjet për herë të dytë në më pak se 2 javë.

“Jam i shqetësuar rreth shkatërrimit të strukturave palestineze dje në Luginën e Jordanisë”, tha koordinatori humanitar i OKB-së, James Rawley, përmes një deklarate të ditës së mërkurë.
“Shkatërrimet çuan në zhvendosjen e 41 personave, përfshi 24 fëmijë, duke prekur edhe 20 të tjerë. U prekën si familje refugjatësh, edhe jo të tilla”, shtohej në deklaratën e tij.
“Disa prej familjeve po zhvendoseshin për herë të dytë brenda këtij muaji, teksa disa prej strukturave të prishura ishin edhe ndër to të financuara prej donatorëve”.
Administrata civile izraelite e Bregut Perëndimor të pushtuar nuk dha asnjë koment mbi shkatërrimet.
Një grup prej 36 organizatash jo-fitimprurëse urdhëruan Izraelin javën e kaluar të ndalte shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve, disa orë përpara vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për të rigjallëruar bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme.
“Prishjet zakonisht ndodhin për të lehtësuar zgjerimin e blloqeve të paligjshme të banimit nga Izraeli, teksa 60% e shkatërrimeve ndodhin në komunitetet palestineze pranë zonave të ndërtesave izraelite”, thanë disa grupe të të drejtave të njeriut dhe organizata bamirëse, përfshi këtu Oxfam, Amnesty International dhe Human Rights Watch, në një deklaratë të përbashkët”.
“Që prej rifillimit të procesit të paqes në korrik, Izraeli ka shkatërruar 207 shtëpi dhe prona të palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke zhvendosur 311 palestinezë, nga të cilët më shumë se gjysma janë fëmijë”, thanë ato. /tch/kohaislame

Artikulli paraprakRefugjatët sirian përballen me dimër të ashpër
Artikulli vijuesMiqësitë dhe armiqësitë e gabuara