TË PAKTËN NËNTË TË VDEKUR NGA BOMBARDIMET NË HALEP

Të paktën nëntë persona duke përfshirë dy gra dhe dy fëmijë humbën jetën sot si pasojë e bombardimeve në Halep, qyteti i dytë më i madh i Sirisë, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Lokalitetet Marea dhe Tall Rifaat, në provincën e Halepit u bombarduan nga forcat e regjimit”, theksoi OSDH.

“Konflikti në Siri ka shkaktuar të paktën 23 000 të vdekur që nga muaji mars 2011”, shtoi organizata me seli në Britaninë e Madhe. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakTë drejtat e të moshuarve në Islam
Artikulli vijuesE tmerrshme, kreu marrëdhënie intime me nxënësit e saj