Izrael, lufta në Gaza ia rritë pikët Netanyahut në zgjedhje

Me 90% të izralitëve që mbështesin sulmin e ndërmarrë gjatë javës së fundit në Rripin e Gazës, koalicioni i udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu forcon pozitat e tij, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 22 janarit.

Kështu raportuan gjatë së enjtes disa të përditshme hebrehe, të përcjella nga rrjeti amerikan “CNN”.

Në tetor, Netanyahu shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si rrjedhojë e bllokimit që i shkaktoi qeverisjes tërheqja e një aleati.

Ndonëse sondazhet tregonin se gjithsesi kryeministri kishte një popullaritet të dukshëm ndaj rivalëve të tij, luftimet 1-javore në Gaza kanë forcuar edhe më tej pozitat e tij.

Aktualisht, çështja e ekonomisë është shndërruar në një problem të rëndësishëm për shumë prej tetë milionë izraelitëve, me vendin që ka vuajtur nga kriza botërore dhe rritja e shpejtë e çmimeve.

Si rrjedhojë e përkeqësimit të nivelit të jetesës në vend, më parë gjatë vitit u mbajtën një sërë protestash të dhunshme në Izrael, gjatë së cilës pati edhe disa vetdjegie./tch/kohaislame

Artikulli paraprakVeçorite sheruese te lakres
Artikulli vijuesUshqime që kontribuojnë të jeni më të bukur dhe të jetoni të shëndetshëm