Me qëllim që të kryhet pagesa e paradhënies së ndihmës në para e personave nga rajonet e përfshira me përmbytjet, të cilat ndodhën më datën 6-të të këtij muaji, Ministria e Financave u bën thirrje personave që kanë qenë të evidentuar nga ana e Komisionit për vlerësim të dëmeve të japin njoftim se në cilën bankë afariste duan t’u paguhen kompensimet në para.
Siç informojnë nga Ministria e Financave, paraqitjet duhet të bëhen sot, nesër dhe pasnesërm ndërsa pagesa e mjeteve do të bëhet në para të gatshme, në sportelet e asaj banke afariste për të cilën personi do të përcaktohet. Bankat do ta bëjnë pagesën në bazë të dokumentit për identifikim – letërnjoftimit apo pasaportës.
Në kumtesë shtojnë se për këtë qëllim, personat e evidentuar nga listat e dorëzuar nga ana e Komisionit për bërjen e vlerësimit të dëmeve të pronës së patundshme dhe të tundshme në rajonet e përfshira nga moti i ligë dhe përmbytjet në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, duhet ta paraqesin zgjedhjen e bankës afariste në kontakt telefonat vijues: 02/3255-578, 02/3255-586, 02/3255-743 dhe 02/3255-742.