Gjykatësi egjiptian: Forcat e sigurisë vranë 7,000 njerëz

0
119

Muhamed Gharib, gjykatës i lartë në Egjipt, ka akuzuar forcat e sigurisë egjiptiane për vrasjen 7.000 civilëve që nga grusht shteti ushtarak që rrëzoi presidentin e zgjedhur Muhamed Mursi, më 3 korrik.

Duke folur në programin Hadith al-Thawra në Al-Jazeera, Gharib, i cili është pjesë e ekipit mbrojtës të Mursit, akuzoi gjyqësorin për njëanshmëri ndaj atyre që janë anti-grusht shtetit.

Për të mbështetur pretendimin e tij, ai theksoi se zyrtarët e gjykatës ishin shumë të shpejtë në nxjerrjen e rregullave kundër nxënësve në shkolla, që posedojnë balona apo paisje shkollore me shenjën e Rabba Al-Adawiya, simbolin me katër gishta, ndërsa të njëjtat gjykata nuk kanë filluar hetimet për vrasjen e 7.000 egjiptianëve, shkruan Mesazhi.

Muhamed Mursi, i cili është në burg që nga 3 korriku i vitit të kaluar, të dielën një gjykatë penale e akuzoi atë për “përbuzje” të gjyqësorit. Për Mursin, kjo është akuza e katërt kundër tij.

Vëllezërit Musliman, vëzhgues, politikanë dhe aktivistë kundër grusht shtetit, kanë thënë se këto akuza janë “krejtësisht politike” dhe akuzuan gjyqësorin në Egjipt, se është një “kukull në duart e ushtrisë”