Kushtet e vështira ekonomike, papunësia dhe jostabiliteti politik dhe ekonomik, i detyron të rinjtë që të ardhmen e tyre ta planifikojnë jashtë Maqedonisë. Ata nuk shohin asnjë perspektivë këtu, ndërsa në mundësinë e parë që do t’u jepej për t’u larguar nga Maqedonia, do ta pranonin menjëherë, njofton tv Shenja.
“Siç e shihni edhe vetë, këtu është katastrofë. Me e pasur mundësinë, menjëherë largona”, thotë një qytetar.
“Jetë më e mirë është jashtë, kuptohet”, thotë një qytetar tjetër.
Maqedonia ka kohë që është zhytur në një krizë të thellë politike, gjë që ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit. Kjo ka bërë që një numër i madh i popullatës, e posaçërisht asaj shqiptare kanë braktisur vendin, duke kërkuar ndihmë në vendet e perëndimit. /Telegrafi/