Të rinjtë shqiptarë nxitojnë drejt Zvicrës

Perspektiva e keqe e bizneseve, trendi politik për t’u shqetësuar në vendet e Ballkanit është arsyeja e depresionit mes të rinjve, konstaton portali zviceran “20 minuta”.
Megjithatë, shanset për të fituar azil në Zvicër janë pothuajse joekzistente, sepse Kosova konsiderohet si vend i sigurt, ka shpjeguar zëdhënësja e sekretariatit të shtetit të Zvicrës, Lea Verthaimer, transmeton lajmi.net.
 
Edhe përkundër kësaj, një numër i madh i kosovarëve po vazhdojnë përpjekjet për të fituar azil. Konsiderohet që në çerekun e parë të këtij viti rreth 30 mijë njerëz kanë lëshuar Kosovën për shkaqe ekonomike. Edhe pse ky fluks po shuhet, për katër muajt e parë numri i tyre ka qenë 138, të cilët kanë provuar të hyjnë ilegalisht.
 
Ndalimi i kalimeve ilegale
 
Është e vështirë të ndërmerret diçka kundër fluksit të emigrantëve, shpjegon eksperti për migrime Heinz Brand.
 
Mundësia e vetme sipas tij është që të ndalohen hyrjet ilegale nëpër kufij.
 
Në Shqipëri 67 për qind e të rinjve janë të gatshëm të lëvizin në ndonjë vend tjetër, në Kosovë 55 për qind, në Maqedoni 53 për qind dhe në Bosnje dhe Hercegovinë 49 për qind.
 
Në mesin e vendeve të cilat dëshirojnë të shkojnë favorite është Zvicra, kështu që një e treta e rinisë kosovare preferon këtë vend.
 
Gjithashtu ka numër të madh të cilët e dëshirojnë Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Amerikën.
 
Politikani në Winterthuri Blerim Bunjaku ka folur për fluksin e emigrantëve dhe ka konsideruar që shumë prej të rinjve në Kosovë kanë të afërm që punojnë në Zvicër, nga të cilët marrin informacione për jetën dhe punën aty.
 
“Në Kosovë rinia është harruar, ndërsa qeveria bën shumë pak për ata. Zvicra dhe BE duhet të bëjë diçka që vendi të mbetet në këmbë”, tregon Bunjaku.
 
Njëjtë mendon edhe Bashkim Iseni, drejtori i platformës informative albinfo.ch, i cili ka porositur se pa presionin e Zvicrës dhe BE-së situata do të vështirësohet. 
Artikulli paraprakNdërkombëtarët s’pranuan kërkesën e LDK-së që Specialja t’i hetojë vrasjet e pas luftës
Artikulli vijuesMë shumë se një milion u falen mbrëmë në Qabe