Shtëpia Enciklopedi A e dini se... Të rrezikosh jetën për t’u shkolluar (FOTO)

Të rrezikosh jetën për t’u shkolluar (FOTO)

Disa fëmijë në një provincë rurale të Kinës rrezikojnë jetën dy herë në mënyrë të përditshme, në rrugën e vajtjes dhe të kthimit nga një shkollë.

Fshati i tyre, i ndodhur në një fushëgropë në vargun e maleve Badagong, në provincën e Sangzhisë, është një prej vendeve më të izoluar të botës.

E vetmja mënyrë për t’u larguar nga fshati i tyre është ajo e ngjitjes nëpër disa shkallë, që nga një faqe mali lartësohen në pothuajse 100 metra lartësi.

Fëmijë që nga mosha 5-vjeçare janë të detyruar të ndjekin këtë rrugë, në mënyrë që të kenë mundësi të arsimohen, në shkollën e ndodhur mbi këtë të tatëpjetë.

Ngjitja dhe zbritja e shkallëve, bëhet në mënyrë të përditshme nga fëmijët e fshatit, pa marrë asnjë masë mbrojtëse paraprake.

Artikulli paraprakSi të largoni lodhjen përmes ushqimeve
Artikulli vijuesDavutoglu: “Detyrën e kam kryer denjësisht dhe me nder”