Të sëmurët me kancer ballafaqohen me mungesë terapie

0
191
Rreth 200 pacientë të prekur nga sëmundja e kancerit nga mosha 18 deri në 70 vjeç, për çdo ditë presin korridoreve të Institutit Onkologjik për aplikimin e terapive të ndryshme.
Shpesh ndodh që këto terapi mungojnë, ndërsa çmimi i tyre është i lartë. Vetëm një terapi e quajtur Herceptin, për një pacient në barnatoret private kushton rreth 1600 euro.

“Që tri orë jemi duke prit, ndodhë që do të presim edhe më gjatë, sot kishte herceptin por shpesh ndodhë që edhe nuk ka hiq, kemi ardhë jemi kthy prapë, po tronditem më shumë nuk po ka. Herceptina është shumë shtrenjtë, mjeku ka thanë që nuk bon me kalu afati asnjë ditë pa e marrë, por na jemi detyru me shty sespe javën e kaluar isha në barnatore dhe kushtojnë 1650 euro, edhe u ktheva se nuk pare”, ka thënë Vesel Kabashaj – familjar i pacientit.

“Kjo është lista e barnave të muajit janar që kanë munguar, Avastina, Bevacezumam. Shtatë pacientë i kanë blerë këto barna, vetëm një kushton 1400 euro. Ka shatë muaj që disa ilaqe Ministria e Shëndetësisë nuk i ka siguruar, rreth 40 deri në 45% po i sigurojnë vet pacientët”, ka theksuar Sellma Berani, infermiere.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Onkologjik, Ekrem Hyseni, thotë se nga politikat e Ministrisë së Shëndetësisë po preken shumë pacientët, pasi ndarja e kompetencave në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së ende nuk ka përfunduar.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se janë në fazën e transferimit të kompetencave nga MSh-ja në ShSKUK, ndërsa që procedurat për tenderët e shpallur nga MSh-ja para kësaj faze duhet të procedohen nga kjo e fundit dhe të nënshkruhen nga ShSKUK-ja. Pas përfundimit të këtyre procedurave SHSKUK-ja, do të ketë kompetencë të plotë për blerjen e citostatikëve.
Brenda një dite aplikohen deri në 200 terapi të herceptinës, ndërsa përgatitja e saj kërkon përkushtim dhe mbrojtje fizike.
“E mërkura është dita që aplikohet herceptina. Sot është dita më e ngarkura sepse ka shumë pacientë që marrin këtë terapi, është një punë e vështirë sepse duhet të ndahet doza me milimetra ashtu siç është edhe e përcaktuar nga mjeku”, ka theksuar Tahire Avdullahu – infermiere.

Përveç mungesës së terapisë, Instituti Onkologjik ka edhe mungesë të infermiereve, një infermiere përkujdeset për 15 pacientë.
“13 infemiere janë në institut, mirëpo 3 janë në pushim të lehonisë, tani janë vetëm 10. Kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, mirëpo nuk ka buxhet thonë. Kam kërkuar t’i marrim me kontratë mbi vepër, nuk më është lejuar, kam kërkaur të vinë nga klinkat e tjera aty ka ka më shumë mirëpo as kjo nuk ka qenë mundur dhe jemi të stërngarkuara”, ka theksuar Ajmane Tafilaj – kryeinfemiere.
Gjatë janarit të këtij viti janë regjistruar 70 raste të reja të prekura me kancer, onkologët, thonë se për pacientët është i papërballueshëm lajmi se janë të prekur nga kjo sëmundje, e kjo bëhet gjithnjë në mënyrë indirekte.

“Në kontaktin e parë me ta ne nuk mundë t’ia tregojmë patalogjinë e sëmunjdes mirëpo me familjarët e tyre jemi të detyruar që t’ia tregojmë prognozën e sëmunjdes dhe terapinë dhe efektet anësore të terapisë tek rastet më të shpeshta. Tek kanceri i gjirit shenjat e para janë futja e majes së gjirit brenda, kullimi i gjirit, ndryshimi i ngjyrës, ndryshimi i formës”, është shprehur Ardian Millaku – Onkolog.
Sëmundja e kancerit prek të gjitha organet e trupit. Onkologët thonë se më shumë e çdo gjë tjetër këtyre pacientëve iu duhet mbështetja morale. Naibe Gashi, e cila ka pesë vjet që përballet me këtë sëmundje ka një porosi për të gjithë pacientët e tjerë.

“Kanceri është një sëmundje e trupit, e mendjes dhe e shpirtit, mirëpo me vullnet luftohet kjo sëmunjde. Vetëm vullneti i mirë e mposhtë kancerin. U lutna të gjithëve që ta pranojnë sa më lehtë këtë sëmundje. Unë në fillim e kam përjetuar shumë keq por nga përvoja e kuptova se terapia më e mirë është vullneti dhe deri më tani ia kam dalë shumë mirë dhe do ta fitoj këtë betejë”, ka theksuar Naibe Gashi.kohaislame