Të shtëna armësh në veri të Mitrovicës

Të shtëna të herë pas hershme me armë zjarri të cilat janë dëgjuar po thuajse gjatë gjithë natës së mbrëmshme në ‘Lagjen e doktorëve’ në veri të Mitrovicës, kanë shqetësuar tej mase banorët shqiptarë të kësaj lagje me popullatë të përzier.
Bashkim Myftari, banor i kësaj lagje, ka thënë për “Kosovapress”, se familja e tij ka qenë nën ankth gjatë natës së mbrëmshme për shkak të krismave nga armë të ndryshme automatike. Sipas tij, serbët e lagjes kanë shtënë me armë pa precizuar nëse kanë pasur ndonjë aheng.

Të shtënat me armë në këtë lagje i ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.

“Policia është njoftuar për të shtënat në afërsi të ‘Lagjes së doktorëve’. Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, por nuk kanë arritur të precizojnë lokacionin e saktë, pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë”, ka thënë Hoti, duke shtuar se hetimet rreth këtyre të shtënave janë në proces. /Telegrafi/

Artikulli paraprakKina dhe "kampet e riedukimit"
Artikulli vijuesVendet e Quint-it dënojnë sulmet kundër varrezave dhe jo largimin e lapidarit