
Telefonat e mençur dhe interneti konsiderohen domosdoshmëri e kohës. Arritjet e reja teknologjike kanë krijuar varësi sidomos te të rinjtë. Disa të rinj të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se internetin e përdorin kryesisht për komunikim, por edhe për t’u informuar me të rejat nëpër botë dhe për studime.