Të vërtetat mbi llojet e drogës

Në sajë të një vlerësimi përmbledhës për të vertetën që lidhet me llojet e ndryshme të drogës, sipas një eksperti britanik për drogën, David Nutt, bashkë me një numër ekspertësh nga vende të ndryshme të botës, kanë arritur që të krahasojë efektet e pasojat e tyre me njëra-tjetrën.

Në vitin 2013, ai mblodhi rreth vetes 40 ekspertë nga 20 vende europiane, për të vlerësuar 20 substanca të ndryshme psikoaktive në lidhje me potencialin e tyre të rrezikshmërisë. Shkencëtarët në fund zbuluan 16 kritere të ndryshme rrezikshmërie, transmeton Gazeta Shqip.

Rrezik për të varurit dhe shoqërinë
Ndryshimi më i rëndësishëm në këtë listë përbëhet nga fakti se rreziku për vetë përdoruesin dhe për të tjerët, pra për shoqërinë apo rrethin shoqëror pranë përdoruesit, duhet trajtuar ndaras. Kjo zgjeron vështrimin e individëve mbi njerëzit e tjerë, të cilët preken direkt apo indirekt.

E njëjta mënyrë të pari vlen natyrisht edhe kur vlerëson përdorimin e këtyre substancave – mirëpo, kjo nuk është bërë kurrë. Një perspektivë interesante rezulton kur përmbledh rreziqet për vetë individin e të tjerët dhe gjithashtu kur i mbivendos rezultatet për drogat e veçanta me njëra-tjetrën.

Këtu bie në sy se rreziqet e konsumit të alkoolit për të tjerët shihen si shumë të larta – krahasuar me konsumin e “Ecstasy”-së. Sipas vlerësimit të këtij grupi ekspertësh, alkooli është me distancë droga më e rrezikshme. Një vlerësim që përballë dhunimeve, përdhunimeve, dëmtimeve të pronës dhe jo më pak edhe të aksidenteve automobilistike, mendohet se kryhen nën ndikimin e alkoolit.

Një dimension tjetër i rrezikshmërisë është “rreziku relativ”. Këtu shkencëtarët i kanë krahasuar rreziqet e alkoolit, kanabisit etj., me njëra-tjetrën. Një element në këtë krahasim është edhe përqindja e vdekshmërisë – sa përdorues vdesin si pasojë e konsumit të secilës drogë?

Vdekshmëria gjatë konsumit të heroinës është veçanërisht e lartë
Kështu, në një raport të publikuar në vitin 2008, thuhet se për “Advisory Council on the Misuse of Drugs” (ose Komisioni Qeveritar Britanik për Çështjet e Drogave) për shembull, vdekshmëria te konsumatorët e heroinës në krahasim me popullsinë e përgjithshme, ishte 20 deri në 50-fish më e lartë. Përse kështu?

Në të gjitha rastet e vdekjeve nga droga të regjistruara, duhet të flasim për një pasiguri në rritje në lidhje me shkaqet e vërteta. Për shembull, ngrihet këtu pyetja, nëse shumë nga këto raste vdekjeje mund të kishin qenë të shmangshme, nëse substancat do të ishin marrë në një formë të papërpunuar dhe me një dozë të saktë e të mirëpërcaktuar në tregun e zi?

Te shpërndarësit ose dealer-at e drogës nëpër parqe, nuk ka madje as edhe ndonjë listë të provuar të lëndëve përbërëse. Por natyrisht se mund të prodhosh raste vdekjeje edhe me substanca të pastra e doza të mirëpeshuara.

Shkaqet e vdekjeve janë të ndryshme, e ato më akutet variojnë që nga indirektet tek ato afatgjatat. Në rast të një mbidoze, njerëzit vdesin në më të shumtën e rasteve nga depresioni kardiak dhe mosfunksionimi i sistemit të qarkullimit të gjakut; për shembull, presioni i gjakut bie aq poshtë saqë shkakton arrest kardiak.

Shpesh shkaku i vdekjes është edhe një kombinacion mes kokainës, kanabisit, alkoolit apo dhe benzodiazepinës; ajo mund ta çojë në disa raste pacientin apo përdoruesin të vdesë edhe nga një shok alergjik vdekjeprurës.

Kokaina mund të çojë në ndalim të zemrës
Edhe te kokaina, përzierja me substanca të tjera shpesh me heroinë dhe anestezikë lokalë si “Lidocain” dhe “Tetracain”, mund të sjellë shpesh raste vdekjesh. Paralizimi i sistemit qendror nervor apo dhe ndalimi i zemrës, çojnë në vdekje, e cila me shumë gjasa mund të ndodhë rëndom nëse kokaina apo përzierja me kokainë injektohen në trup.

Në rastin e amfetaminave, para së gjithash shfaqen rastet e gjakosjes së trurit apo të ndalimit të zemrës, si dhe hipereksi, një rritje e temperaturës së trupit në mbi 41 gradë, pra ethe ekstreme.

Ndër shkaqet indirekte të vdekjes bëjnë pjesë edhe mosfunksionimi i mëlçisë si pasojë e një infektimi me hepatitin C, nëpërmjet përdorimit të shiringave të papastra gjatë konsumit të heroinës, kokainës apo dhe amfetaminës.

“Ecstacy” çon rrallë në vdekje
Në krahasim me të ashtuquajturat “Opiate”, rastet e vdekjeve në lidhje me konsumin e “Ecstasy”-së ndodhin rrallë, por ka edhe prej tyre. Mund të thuash se shpesh mbetet e paqartë, nëse në certifikatën e vdekjes së fatkëqijve, ku përcaktohet si shkak substanca “Ecstasy”, të bëhet fjalë në fakt edhe për MDMA ose për një lloj tjetër amfetamine apo përzierje të disa substancave të ndryshme.

Kanabisi është relativisht i parrezikshëm
E diskutueshme mbetet, nga ana tjetër, nëse konsumi i kanabisit mund të shkaktojë edhe vdekje akute. Në çdo rast, ato janë shpesh indirekte e të rralla. Në vitin 2014, studiuesit pretendonin me pa të drejtë se kishin zbuluar rastin e parë të vdekjes nga kanabisi në mënyrë direkte. Shkak për vdekjen e pacientit kishte qenë në fakt arresti kardiak. Kanabisi është një ndër drogat, në të cilën mundësia për të gjetur vdekjen si pasojë e konsumit të tij, është ekstremisht e vogël.

Te heroina, përkundrazi, puna duket të jetë ndryshe: çdo njëri ndër pesëdhjetë konsumatorë heroine, vdes nga pasojat që ajo lë pas. Rreziku relativ pra në përdorimin e heroinës është veçanërisht i lartë, ndërsa te konsumi i kanabisit, gjegjësisht i ulët.

Mundësia për të vdekur direkt apo indirekt nga konsumi i drogës, është sigurisht më ekstremi i pasojave të mundshme, por jo i vetmi zhvillim i varësisë me të gjitha ndikimet shoqëruese negative mbi psikikën dhe trupin, pasi jeta sociale gjithashtu ndikon në këto raste.

(AE)

Artikulli paraprakGjenerali çifut: Probleme e presin Izraelin deri sa me Turqinë qeveris Erdogani
Artikulli vijuesJa për çfarë shërbejnë hurmat arabe