Shesheli para Gjykatës speciale dogji flamujt e BE-së dhe NATO-s

BEOGRAD (AA) – I akuzuari i Hagës Vojisllav Sheshelj në mëngjes, u paraqit para Gjykatës Speciale në Beograd, edhe pse seanca u anulua. Ai u përpoq të flasë me gjykatësin, pas së cilës dogji flamujt e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

“A jam unë këtu? A ka gjykatës? Jo. A ka kryetar gjykate? Jo. Kërkova të flas me kryetarin e Gjykatës pse nuk iu përgjigj kërkesës sime që procedura të jetë publike, që qytetarët dhe gazetarët të mund të marrin pjesë”, tha Sheshelj pas daljes nga Gjykata ku ishin mbledhur mbështetësit e Partisë radikale serbe.

Ai shtoi se nuk ka marrë përgjigje për këtë, por se mbrëmë kishte marrë letër në të cilën thuhej se seanca e caktuar për sot shtyhet deri në një njoftim të mëtejshëm “pasi deri në këtë pikë, Dhoma Gjyqësore e Tribunalit të Hagës nuk ka paraqitur përgjigje në kërkesë të Republikës së Serbisë, ku kërkohet përgjigje për çështje të caktuara procedurale”.

“Mendoj se çështjet procedurale duhet të shqyrtohen në gjykatat tona, në Serbi dhe jo të kërkohen nga Tribunali i Hagës udhëzime për çështjet procedurale. Vullnetarish nuk do të shkojë, por do të shfrytëzoj çdo mundësi, çdo moment, për ti shkaktuar dëm profesional, politik dhe moral gjykatës së Hagës”, tha Sheshelj.

Artikulli paraprakSHBA-ja godet disa qendra të DAESH-it që dyshohen si fabrika të armëve kimike
Artikulli vijuesSHBA, nga moti i keq tre të vdekur