Telefonat e rinj të Samsung do të jenë më të hollë dhe të metaltë

Samsung edhe zyrtarisht e ka bërë të ditur përpjekjen e saj për lansimin e telefonave të rinj të segmentit të avancuar ose premium, siç ka bërë me Galaxy S6.
Tani thuhet se një strategji e tillë do të vazhdojë nga lideri global i telefonave të mençur mobil.
 
Dhe në fakt ky nuk është vetëm pretendim, pasi që drejtori ekzekutiv i Samsung, Shin Jong Kyun ka thënë se kompania e tij po planifikon që të krijojë më shumë telefona të mençur me trup të metaltë, dizajn më të hollë dhe ekrane me cilësinë HD.
 
Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge janë shfaqur me ekranet Quad HD, profilin e hollë dhe mbështjellës të metaltë. 
Dhe sipas analistëve, Samsung ka rrëshqitur në shitje dhe Apple e ka marrë kryesimin.
 
Tregu i telefonave të mençur është duke ndryshuar pasi që prodhuesit kinez si OnePlus po ofrojnë modele premium të telefonave me çmime të përballueshme. Por me sa duket, Samsung është duke lëvizur larg nga kjo strategji për tu përqëndruar në segmentin fundor të telefonave më të shtrenjtë të cilët vijnë me karakteristika tejet të avancuara. (Telegrafi)
Artikulli paraprakTre ish-drejtues të lartë të UÇK-së, cak për Gjykatën Speciale
Artikulli vijuesZyrtare: Basketbolli kosovar pranohet ndërkombëtarisht