Windows Phone në vendin e tretë në SHBA

Para kalimit në pozitën e katërt gjatë tremujorit të fundit të vitit 2012, telefonat BlackBerry ende ishin në pozitën e tretë si telefonat më të shitur në SHBA.
Mirëpo, raportet e shitjeve për tre muajt e fundit të vitit të kaluar treguan se shitjet e BlackBerry mbetën prapa atyre të Microsoft, përkatësisht pajisjeve mobile të kompanisë të cilat bazohen në sistemin operativ Windows Phone 8.

Të dhënat për këtë periudhë kohore zbulojnë se pajisjet me Windows Phone 8 janë shitur edhe më shumë se sa ato me Windows Phone 7, dhe kjo është një statistikë interesante sepse telefonat e shitur në Windows Phone 7 kanë qenë në treg për më shumë se 2 vjet.

Beteja për vendin e tretë sigurisht se nuk ka filluar në tremujorin e katërt të vitit, pasi që në atë kohë, modelet e telefonave të Microsoft ishin të rinj, ndërsa BlackBerry kishte paralajmëruar modelet e reja në BB10, të cilat janë lansuar më vonë.

Artikulli paraprakJa emrat e kryesisë së PDK-së
Artikulli vijuesSamsung-u merr vendin e parë për besnikëri ndaj blerësit