Ministria e Shëndetësisë(MSH) ka nënshkruar një kontratë me operatorin “Santefarm”, me ç’rast është furnizuar me jod me një çmim prej 40 centë më të shtrenjtë për litër sesa këtë produkt e ka blerë Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
Gazeta “Zëri” ka siguruar kontratën e vitit të kaluar të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që e ka nënshkruar me kompaninë “Made Kos” përmes blerjes me kuotim, si dhe kontratën kornizë të nënshkruar sivjet nga Ministria e Shëndetësisë me kompaninë “Santefarm”.
Dallimi në çmime për produktin e njëjtë është përreth 40 centë.
Nga furnizimi që ka bërë QKUK-ja shihet qartë se çmimi për njësi të jodit, të blerë nga ky institucion, është 5.72 euro. Kurse Ministria e Shëndetësisë ka paguar materialin e njëjtë me çmim prej 6.10 eurosh, ndonëse bëhet fjalë për një kontratë afatgjate 24 muajsh. kohaislame