7 këshilla për te duruar te nxehtin

Me ngritjen e temperaturave duhet te merren masat sigurisë.
Hani ne mënyrë te ekuilibruar për te rimarr kripërat minerale

1-Evitoni te dilni jashtë ne orët me te nxehta te ditës, për gjate orës 11 dhe 16 dhe vendosuni tek pjesa me e freskët banesës suaj . Por nëse apartamenti juaj është i ekspozuar komplet ne anën e diellit dhe nuk keni asnjë zone te freskët, kaloni 2-3 ore ne dite ne një vend te freskët, ne kinema , ne qendra tregtare dhe ne te gjitha vendet e publike te freskëta.

2-Trupi i njeriut nuk merr fryme rregullisht, prandaj rregullisht bëni një dush te freskët, gjate ditës, pa u thare .

3-Mbrohuni duke mbyllur dritaret gjate ditës dhe me pas ti hapni natën.

4-Pini ujë rregullisht dhe pa pritur për te pasur etje. Përshtatuni për shembull duke pire disa gote ujë gjate ditës derisa te arrini 1,5 litra ujë ne dite. Nëse ju nuk e vlerësoni aq ujë ne dite, ndryshojeni atë duke pire çaj ose kafe te ftohte etj.Ne te kundërt pijet e alkoolizuara, soda shume me sheqer dhe kafja janë për tu evituar.

5-Me shume se kurrë, mundohuni te keni një regjim te ekuilibruar për te pasur ne organizmin tuaj sa me shume kripëra minerale.
Dëgjoni trupin tuaj

6-Kini kujdes te mos arrini te keni atë ndjenje rraskapitëse. Kjo ndjenje shfaqet tek personat e moshuar, ne formën e një dobësie,lodhjeje , pagjumësie . Duhet te pushoni ne një vend te freskët , te pini ujë, lëng frutash. Nëse simptomat përkeqësohen dhe zgjasin me shume se një ore, duhet patjetër te telefononi mjekun.

7-Kërkojini këshilla mjekut, nëse merrni ndonjë trajtim ose ilaç,sidomos ne rast simptomash jo te zakonshme. Nëse ju ndjeni një nga këto simptoma: dobësi e madhe, lodhje, marrje mendsh, çrregullime, te vjella, ngërçe muskulore , temperature trupore e rritur, etje dhe dhimbje koke etj, telefononi menjëherë mjekun ose shkoni ne spital./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakVdes Neil Armstrong, njeriu i parë që eci ne hënë
Artikulli vijuesKinë, 36 viktima në aksidentin rrugor