Ish-prefekti i Stambollit, Hüseyn Avni Mutlu është ndaluar nga policia në kuadër të hetimeve pas tentativës për grusht shteti nga ana e organizatës terroriste FETÖ, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burimet policore thuhet se pas ndalimit të ish- prefektit Mutlu, ekipet e policisë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e tij.
Në kuadër të hetimeve për grusht shteti ish-prefekti Mutlu i cili ka shërbyer në këtë detyrë në vitet 2010 – 2014, ishte shkarkuar nga detyra si nëpunës në Ankara ku ai punonte.