Idomeni, fillon zhvendosja e refugjatëve në kampet tjera

Gjatë ditës së sotme autoritetet greke janë duke kryer operacionin për zhvendosjen e mijëra refugjatëve nga kampi i improvizuar në Idomeni në kampet tjera të ndërtuara në veri të vendit. Autobusët e parë me refugjatë janë larguar në orët e para të mëngjesit, ndërsa deri më tani janë larguar tetë autobusë me rreth 500 refugjatë në drejtim të qytetit grek, Selanik, raporton Anadolu Agency (AA).

orca të mëdha policore që ndihmojnë në evakuimin e refugjatëve dhe të cilët monitorojnë operacionin edhe me helikopterë, kanë larguar të gjithë gazetarët vendas dhe të huaj nga kampi dhe nuk lejojnë që t’i afrohen kampit. Disa gazetarë tentuan që nga territori i Maqedonisë t’i afrohen gardhit me tela të ndërtuar nga autoritetet maqedonase në afërsi të kampit, mirëpo njëjtë edhe policia maqedonase nuk lejon praninë e mediave, duke i mbajtur në një distancë të largët nga gardhi.

Gjatë ditës së djeshme autoritetet greke njoftuan se do të fillojnë me evakuimin e refugjatëve nga Idomeni, duke mos përdorur dhunë dhe detyrim. Ata në operacionin për zbrazjen e kampit, i cili mund të zgjasë mbi një javë ditë, synojnë edhe zhbllokimin e hekurudhës ndërkombëtare që lidh Maqedoninë dhe Greqinë, e cila është e bllokuar nga ana e refugjatëve mbi dy muaj.

Artikulli paraprakIzraeli drejt të djathtës ekstreme
Artikulli vijuesÇavkov-Blashçek: Dislokimi i kampit në Idomeni nuk është fundi i sfidave