Janë publikuar pamje të reja nga sulmi i ushtarëve gjatë tentativës së organizatës terroriste Fetullahçu (FETÖ) për grusht shteti, ndaj hotelit në Muğla të Marmarisit, ku qëndronte Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pamjet të cilat janë xhiruar nga një qytetar në një largësi prej 100 metrash nga hoteli duket helikopteri i cili ka ardhur për herë të dytë për të marrë ushtarët e lënë për sulmin. Forcat e policisë godasin helikopterin në mënyrë që të mos lejojnë të ulet. Ndërkohë që helikopteri i afrohet hotelit, duket edhe një fishek ndriçues që lëshohet nga toka.
Nga ana tjetër qytetari i cili ka xhiruar këtë video dëgjohet të thotë ”nuk do të mund të zbresësh, nuk do të mund të zbresësh”. Ndërkohë që gjuajtjet ndaj helikopterit shtohen, qytetari thotë: ”uleni poshtë atë”.