Policia e Elbasanit ka parandaluar trafikimin e një 23-vjeçare jashtë shtetit, me qëllim prostitucioni. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Porti”, ku është arrestuar në flagrancë, Shkëlqim Sharra, 55 vjeç.
55-vjeçari gjatë periudhës dhjetor 2014- janar 2015 në bashkëpunim me F. P., 34 vjeç nga Gramshi, kanë tentuar të trafikojnë dhe shfrytëzojnë për prostitucion në Itali B. B, 23 vjeçe nga Cërriku. Përveç kësaj, ata kanë tentuar t’i japin rryshfet punonjëses së policisë në portin e Durrësit, për të kaluar 23-vjeçaren jashtë shtetit.
Mbi 55-vjeçarin rëndon akuza e trafikimit të personave të kryer në bashkëpunim, me qëllim shfyrtëzim prostitucioni dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.