Kompania Samsung Electronics ka regjistruar rënie të konsiderueshme të çmimit të aksioneve pasi bëri të ditur se tërheq celularin më të ri, smartfonin Samsung Note 7.
Prodhuesi më i madh i telefonave celularë në botë javën e kaluar bëri të ditur se tërheq modelin e ri të smartfonit, pasi mbi 40 përdorues lajmëruan defekt, transmeton AA.
Bëhet fjalë, siç theksuan, për 2.5 milionë pajisje celulare me bateri jofunksionale, e cila shkakton zjarr nga mbinxehja e baterisë.
Disa kompani ajrore botërore paralajmëruan pasagjerët e tyre që në avionë të mos sjellin këtë model celulari.
Samsung blerësve të Note 7 i cili doli në treg në fund të muajit gusht dhe i cili kushton 680 paund, u ofroi zëvendësim.