Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë ka goditur jugun e vendit gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë pranë kufirit me Greqinë, ndërsa lëkundje të forta janë ndjerë deri në Tiranë. Tërmeti është regjistruar në orën 22:16 minuta, ndërsa ka pasur një thellësi prej 20 kilometrash.
Deri tani nuk ka të dhënë për të lënduar apo dëme materiale