Shtëpia Fokus Tërmet në Durrës, alarmohen banorët

Tërmet në Durrës, alarmohen banorët

Një tërmet me magnitudë 4 ballë e shkallës Rihter është regjistruar sot në Durrës. Epiqendra e tërmetit ishte deti Adriatik.

Mësohet se banorët e Durrësit janë alarmuar nga lëkundjet dhe kanë dalë nga banesat duke qëndruar për disa minuta jashtë. Ata thanë se tërmeti ishte i fortë.

Bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 7 km larg Durrësit, por nuk ka ende informacione për dëme të mundshme materiale.

 

Artikulli paraprakTë jetosh me sëmundjen që e kanë vetëm nëntë persona në botë
Artikulli vijuesTurqi, nxënësit me monitorët e vjetër kanë bërë shtëpiza për zogjtë