Tërmetet sipas aspektit kuranor, janë argument i forcës absolute të Allahut – Zotit të botëve. Me këtë Ai u bënë me dije jobesimtarëve, se Zot i vërtetë i gjithësisë është vetëm Ai, dhe nuk ka zot tjetër pos Tij, duke u tërhequr vërejtjen atyre për besimet e gabuara që u përkasin. Të tillët përballë tërmetit ndihen të dobët dhe të paaftë për të bërë diç, prandaj, u jep shansin që të mendojnë vëmendshëm dhe ta besojnë Zotin e vërtetë.
Ndërsa, besimtarëve u tërheq vëmendjen që gjithsesi të shtojnë përkushtimin dhe përmbajtjen ndaj obligimeve hyjnore dhe të largohen e pendohen patjetër nga mëkatet e tyre.
O Allah, mbase këto ditë jemi dëshmitarë të disa dridhjeve të tokës, të lutemi në vetmi dhe haptazi, që për hir të adhurimeve, lutjeve dhe kërkimit të faljes (Istigfarit), edhe pse të pakta nga ana jonë, e veçanërisht, për hir të mëshirës së Ditës së madhe të Arafatit, adhurimeve në Haxh dhe therrjes së Kurbanëve, të lutemi të na falësh, mëshirosh dhe pranosh lutjet tona, duke mos na sprovuar me tërmete të rënda. AMIN!
(Adnan Simnica)