(VIDEO) Arrijnë ndihmat e radhës nga Turqia

Ka arritur karvani më i ri me ndihmat nga Turqia, i përbërë nga 4 rimorkio, që kanë sjellë produkte ushqimore, higjienike dhe veshmbathje për banorët e prekur nga vërshimet në Shkup. Ambasadori tur, Omur Sholendil, duke shprehur ngushëllime për viktimat, theksoi se institucionet turke nuk kanë pritur thirrjen e tij për të ndihmuar, por përkundrazi, ata janë paraqitur për të paralajmëruar ardhjen e ndihmave. Ndërkohë, koordinatori i Këshillit të OJQ-vë për vërshimet, tha se Turqia ka treguar se është vendi mik i popujve që jetojnë në këtë nën qiell, duke qenë me ne edhe në ditët më të vështira.

“Shteti dhe populli turk çdoherë ka qenë afër popujve që jetojnë në Maqedoni. Kemi qenë afër, dhe çdoherë do jemi. Të gjitha institucionet që mund të ndihmojnë, me të gjitha mundësitë, jemi munduar të ndihmojmë në tejkalimin e kësaj fatkeqësie. Me institucionet e Maqedonisë kemi kontakte të afërta për menaxhimin e punëve. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, uroj shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, u shpreh ambasadori turk, Omur Sholendil

“Miqtë tregohen në ditët e vështira. Kjo u shfaq gjatë fatkeqësisë që goditi Hasanbegun dhe rrethinën më 6 gusht, dhe ndihmën që vjen nga Turqia që nga dita e parë dhe vazhdon edhe më tej, nëpërmjet TIKA-së, kryesia e menaxhimit të krizave nga fatkeqësitë natyrore AFAD, ‘Gjysmëhëna e Kuqe’ etj.

Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në menaxhimin dhe shpërndarjen e ndihmave të arritura”, tha Hysrev Emin , i cili në emër të “Këshillit koordinues të OJQ-ve për vërshimet” falënderoi institucionet turke dhe ambasadën turke për ndihmën e ofruar. /SHENJA/

Artikulli paraprakMbi 5 milion denarë për më shumë drita në kryq
Artikulli vijues‘Duhet të humbet fara e enveristëve që e pinë gjakun e popullit’