Tërmeti prej 6.4 ballësh sipas shkallës së Rihterit sot e ka goditur provincën veri-lindore kineze Heilongiang, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve fillestare, nuk dihet nëse ka viktima. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se epiqendra e termetit u regjistrua në qytetin Mudanjiang disa minuta pas mesnate në thellësi prej 580 kilometrash.
Në tërmetin prej 6.5 ballësh i cili në gusht të vitit 2014 goditi provincën e Kinës jugperëndimore Yunnan, jetën e humbën 617 persona.
Përndryshe, tërmeti më i fuqishëm në Kinë ishte ai prej 8 ballësh në maj të vitit 2008, ku mbetën të vdekur mbi 80 mijë persona.