Zhvillohen aplikacionet për testime më efikase të shikimit të syrit
Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një aplikacion për smartfonët, që në mënyrë efikase teston shikimin dhe shëndetin e syrit.
Bëhet fjalë për aplikacionin “Peek” (Portable Eye Examination Kit), të zhvilluar nga shkencëtarët e School of Hygiene &Tropical Medicine, të Universitetit në Strathclyde dhe Qendrës Kërkimore NHS në Glasgow.
Aplikacioni është testuar në Kenia, ku 233 persona u janë nënshtruar testimit të shikimit, ndërsa pastaj e njëjta është bërë edhe me kontrollin tradicional me testet në spital. Rezultatet treguan se aplikacioni i kontrolli të shikimit, ishte më efikas për zbulimin e anomalive, se sa nga metodat standarde për testim mjekësore.
Aplikacioni i lartpërmendur me sukses zbulon kataraktin përmes skanimit me kamerë telefoni, problemet e shikimit afër dhe larg, përmes testit të shenjave, dhe përfshin edhe testin e nervave të syrit duke përdorur dritën “flesh” të kamerës së telefonit.
“Miliona njerëz në mbarë botën nuk bëjnë kontrolle të rregullta të shikimit, dhe një nga arsyet kryesore janë kostot e testimit. Ky aplikacion mundëson test të shpejtë dhe të shikimit në mbarë botën”, tha menaxheri i projektit Andrew Bastawrous. Raporti i detajuar nga hulumtimi është botuar në revistën shkencore “JAMA Ophthalmology”./trt