Samsung paralajmëron lansimin e Galaxy Note 2

Samsung ka raportuar se do të lansoj një Galaxy Note 2, për të konkurruar me iPhone 5 të Apple.

Ky prodhim i ri do të vijë me një ekran Unbreakable Plane (UBP), një ndihmës për ekrane të përkulshëm. Samsung ka në plan të nxjerrë në treg Note 2 në të njëjtën kohë kur të dalë edhe iPhone 5.

Samsung kësaj radhe do të përdor një ekran edhe më të madh se ai i Galaxy Note që është 5.3 inç. Do të ketë gjithashtu jetëgjatësi më të madhe të baterisë, cilësi më të mirë ndërtimi dhe një procesor me katër bërthama.

Ekrani UBP do të mundësoj një ekran më të hollë, dhe në këtë mënyrë do të ketë më shumë vend për procesorin. Thuhet që Note 2 rrjedh nga Galaxy S3. Për më tepër Note 2 do të vijë me versionin e ardhshëm të Android 5.0, Jelly Bean.

Artikulli paraprakQendra e Stambollit me një xhami të re
Artikulli vijuesAcer prezanton serinë e ultrabookëve Timeline