Thaçi e mori mesazhin…!

Thotë se nuk ka shumë rëndësi nëse nuk kanë arritur SMS-të në telefonin e kryeministrit Hashim Thaçi.

Për Glauk Konjufcën i rëndësishëm është mesazhi i dhënë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, thotë për “Tribuna Shqiptare” se është e dështuar përpjekja e qeveritarëve për të gjetur bashkëbisedues të “paqes” në pjesën veriore të Kosovës.

“Të bisedosh me serbët atje do të thotë të bisedosh vetëm me të zgjedhurit e strukturave kriminale dhe të paligjshme të Beogradit”.

Ndërkohë, Konjufca ka deklaruar se tërheqja e LDK-së nga Komisioni për reformë zgjedhore është një vendim i vonshëm për arsye se LDK-ja është dashur që ta kuptojë këtë qëkur është bërë pjesë e marrëveshjes Pacolli-Thaçi.

Ai ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga LDK-ja dhe AAK-ja për të bërë front të përbashkët për ta rrëzuar Qeverinë.kohaislame

Artikulli paraprakKasaphanë në Meksikë, 29 të vdekur në një përleshje bandash
Artikulli vijuesKosova në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve