Thaçi: Emri Hasan Prishtina për UP-në, ide e imja

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se emërtimi i Universitetit të Prishtinës me emrin e patrioti të shquar shqiptar Hasan Prishtina ka qenë ide e tija e kamotshme.

Ai ka propozuar që Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës të emërohet me emrin e Pjetër Bogdanit, ndërsa Instituti i Historisë së Kosovës me emrin e Ali Hadrit.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, sot ka miratuar tri projektligje, një koncept dokument për hartimin e projektligjit, një udhëzim administrativ dhe disa vendime tjera nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka propozuar që qeveria të miratojë vendimin për emërtimin e Universitetit të Prishtinës me emrin e patriotit dhe ideologut të shtetit shqiptarë, Hasan Prishtina.

“Emri Hasan Prishtina për Universitetin e Prishtinës do t’i bëjë nder këtij institucioni”, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi dhe ka pohuar se kjo ka qenë ide e tij e kamotshme. Ndërsa periudha e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit të parë shqiptarë i jep rëndësi dhe kuptim këtij emërtimi.

Kryeministri Thaçi ka propozuar që edhe Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës të emërohet me emrin e Pjetër Bogdanit, ndërsa Instituti i Historisë së Kosovës me emrin e Ali Hadrit, të dyja këto personalitete të mëdha të kulturës shqiptare.

Qeveria ka miratuar vendimin për këto tri propozime të emërtimit të institucioneve kulturore, shkencore dhe arsimore të Kosovës.

Është aprovuar edhe Projektligji për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për asamble të tjera.

Qeveria ka miratuar edhe disa Projektligje dhe vendime të tjera.kohaislame

Artikulli paraprakProtesta e VV, emrat e 62 të arrestuarve
Artikulli vijuesShIK-u ka marrë donacione