
Në fjalimin e tij të fundvitit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka lënë pa përmendur edhe për Gjykatën Speciale.
Ai tha se paradoksi me të cilin ballafaqohen është dëshpërues. Thaçi tha se po e e njëjta Serbi sot e ka derën e hapur për në BE, ndërsa Kosova padrejtësisht mbahet e izoluar, transmeton Gazeta e Re.
“E votuam në atë kohë për të ruajtur partneritetin me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë, për viktimat e luftës. Të nderuar ushtarë, qytetarë sikur të kishte drejtësi të tillë çfarë trumbetohet nga faktori ndërkombëtar, 100 Gjykata Speciale të këtilla do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që Serbia e Millosheviqit, i ka bërë në shtetet e Ballkanit dhe këtu në Kosovë”, tha ai.