Thaçi: Macron së shpejti në Kosovë

1 Min Read

Presidenti Hashim Thaçi ka lajmëruar vizitën së shpejti në Kosovë të homologut të tij francez, Emmanuel Macron.

“Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës. Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë”, shkruan Thaçi në FB.

Por edhe pse Francës, më saktë trupave të saj, i atribuohet ndarja e Veriut, presidenti kosovar mendon ndryshe.

“Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës”, shkruan Thaçi. /tesheshi

TAGGED:
Share This Article