Obama mesazh Jahjagës dhe Kosovës për Fitër Bajramin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një urim Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në urimin e presidentit Obama thuhet se Ramazani është periudha që familjet dhe bashkësitë të përjetojnë kënaqësitë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë.
“Në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin”, thuhet në urimin e Obamas.
“Uroj që ju dhe populli juaj të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm”, përfundon urimi i presidentit amerikan Barack Obama./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakUNISEKSI POLITIK DHE INFORMATIV!
Artikulli vijuesTërnava: BIK-u të financohet nga shteti