Thaçi niset për në Arabinë Saudite

0
166

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka njoftuar se sonte do të niset për në Arabinë Saudite për t’i shprehur ngushëllime familjes Feisal, për ndërrim të jetës së mbretit Abdullah.

 

“Sonte nisem për Arabi Saudite për të shprehur ngushëllime në emër të shtetit dhe popullit të Kosovës familjes Feisal dhe popullit saudit, për ndërrimin e jetës të Mbretit Abdullah.

 

Mbretëria Saudite dhe vetë mbreti i ndjerë ishin përkrahës të mëdhenj të pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Bota arabe humbi një lider të madh me vdekjen e tij”, ka shkruar Thaçi në Facebook.