Thaçi përshëndet lirimin e Haradinajt

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përshëndet dhe shpreh respektin për vendimin e Tribunalit të Hagës që të lirojë të mbrohet në liri, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Ne asnjëherë nuk kemi dyshuar në drejtësinë ndërkombëtare, por, njëkohësisht, kemi besuar edhe në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ngadhënjimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë përmes një deklarate për media, kryeministri Hashim Thaçi.
“Sipas këtyre parimeve, ne vazhdojmë të besojmë se vendimi i përfundimtar i Tribunalit të Hagës, për akuzat ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, do të jetë në përputhje me bindjen tonë, dhe ata do të lirohen”, është shprehur kryeministri Thaçi. /BS/kohaislame

Artikulli paraprakNë vjeshtë në Graçanicë mbahet panair ndërkombëtar
Artikulli vijuesFranca do të përpiqet ta bindë edhe Serbinë ta njoh pavarësinë e Kosovës