Ish drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, e ka kritikuar qëndrimin e SBASHK-ut, të cilët sot kanë deklaruar se kundërshtojnë fuqishëm testimin e mësimdhënësve.
Thaçi ka shkruar në Facebook se me këtë qëndrim SBASHK-u po mbron siç ka thënë ai vrasësit e të ardhmes së fëmijëve tanë.
Thaçi thotë se SBASHK me këtë rast po e mbron paditurinë dhe jo komepetencën e mësimdhënësve.
Lexojeni reagimin e Thaçit:
1. Nuk besoj e nuk shpresoj që shteti ynë e ministria e arsimit ka vullnet e guxim t’i vlerësojë realisht, objektivisht e profesionalisht mësimdhënësit, sepse duhet dërguar në shtëpi një përqindje të madhe të mësimdhënësve aktualë (por kjo kushton vota dhe këtë çmim nuk janë të gatshëm ta paguajnë qeveritarët tanë).
2. Po të kishte shtet, këtë sindikatë të arsimit (SBASHK) që mbron padijen e jo kompetencën e mësimdhënësve do duhej ta shpallte organizatë ilegale, apo edhe kriminale. Më këso qëndrimesh, kjo sindikatë po mbron vrasësit e të ardhmes së fëmijëve tanë (sepse mësimdhënësit e përgatitur e kompetentë nuk kanë pse i frikësohen vlerësimit).
3. Ky është blof! MASHT me parimin “më ka qu baba me la gojën” kërkon vlerësim të mësimdhënësve. SBASHK nuk pajtohet dhe “nuk lejon” një gjë të tillë. Rezultati do të jetë zero, ose ndonjë improvizim, si gjithmonë!
You Might also Like
SHBA: Mbi Colorado vetëm brenda gjysmë ore bien më shumë se 2500 rrufe vetëtime
Shteti i Colorado ndodhet nën "pushtimin" e një stuhie të fuqishme, njoftuan të martën mediat…
By
Redaksia
1 Min Read
Mercedes S facelift, si do të jetë
Edhe pse aktualisht te Mercedesi në qendër të vëmendjes janë të paralajmëruarit SL facelift, pastaj…
By
Redaksia
1 Min Read
Qeveria shuan mijëra vende pune (Dokument)
Nga qershori i këtij viti, kur pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për…
By
Redaksia
4 Min Read
Protesta masive në qytetin e Port Said në Egjipt
Të paktën 14 persona vdiqën sot pas përleshjeve të shumta që shpërthyen në qytetin egjiptian…
By
Redaksia
1 Min Read
Turku që gjeti refugjatët sirianë, s’mundet të ha e as të fle: Ishin si në gjumë, me pak buzëqeshje!
Një banakier turk ka rrëfyer se si ka nxjerrë nga uji trupin e refugjatit trevjeçar…
By
Redaksia
2 Min Read
“Monstra”, vazhdoi me dyer të mbyllura
Procesi gjyqësor “Monstra” ka vazhduar sot në dyer të mbyllura. Para të akuzuarit të fundit…
By
Redaksia
1 Min Read
