Thaçi shtroi darkë lamtumire për Dellin

Kryeministri Hashim Thaçi ka shtruar një darkë lamtumire për ambasadorin amerikan Christopher Dell, i cili e përfundoi misionin në Kosovë. Ai gjatë ditëve të ardhshme kthehet në atdhe për të marrë një post civil ushtarak te forcat amerikane në Stutgart të ngarkuar me operacione në Afrikë.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të Kosovës dhe kori diplomatik i akredituar në Kosovë.

Të pranishmëve iu është drejtuar edhe Presidentja Jahjaga, e cila ka falënderuar ambasadorin Dell për kontributin e dhënë në Kosovë.

Presidentja e Kosova, Atifete Jahjaga pret sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, të cilin do ta dekorojë me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova.koha/kohaislame

Artikulli paraprakPalermo, arrestohet prifti pedofil
Artikulli vijuesDitë e përgjakshme në Irak