KMDLNJ: Veprimet e Zharkut po diskreditojnë gjykatat

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi të martën se me veprimet e ish kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku po diskreditohet besueshmëria në punën e gjykatave në veçanti dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

KMDLNJ përmes një kumtese për media theksoi se ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku i cili është i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale detyrim dhe armëmbajtje pa leje po refuzon ta zbatojë vendimin e Gjykatën Komunale të Kaçanikut për të shkuar në mbajtje të dënimit ndonëse dënimi i tij është i plotfuqishëm dhe se i ka shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore për shtyrjen e ekzekutimit me burg.

“I dënuari Zharku, nga një vend i paidentifikuar shkruan se nuk e ka ndërmend t’i dorëzohet Policisë së Kosovës duke e kushtëzuar dorëzimin e tij në kthimin e procesit ndaj tij në pikën zero përkatësisht duke kërkuar rigjykimin para Gjykatave vendore dhe jo para gjykatësve të EULEX-it pasi që deklaron se është dënuar në një proces politik dhe se është i pafajshëm për veprat të cilat është gjykuar dhe dënuar”, thuhet në kumtesë.

Sipas Këshillit…. i dënuari Zharku që po refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Komunale në Kaçanik po e kërcënon EULEX-in dhe gjykatat e Kosovës se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tij do t’i publikojë faktet të ruajtura si prova materiale mbase komprometuese për EULEX-in, duke kërcënuar se bërja publike e këtyre fakteve në masë të madhe do të ngre revoltën e qytetarëve dhe do të mund të prodhojë pasoja të pariparueshme.

“KMDLNj vlerëson se me këto veprime seriozisht po diskreditohet besueshmëria në punën e gjykatave në veçanti dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi. Gjithashtu, KMDLNj kërkon që gjatë ekzekutimit të dënimeve të mos ketë qasje diskriminuese, praktikë kjo e zbatuar deri tash në Kosovë por që të gjithë të dënuarit të trajtohen në mënyrë të barabartë. Për KMDLNj-në është i papranueshëm vendimi i gjykatave që personave të dënuar me një vendim të plotfuqishëm dhe gjithashtu me një vendim që të fillojnë mbajtjen e dënimit të mos konfiskohen dokumentet e udhëtimit si masë parandaluese për arratisje eventuale. Përfundimisht ndikimi politik duhet të eliminohet si mundësi ndërhyrje në një proces gjyqësor, që nga hetimet, gjykimit si dhe gjatë vuajtjes së dënimit!”, thekson KMDLNJ.

Ndërhyrja e politikës po ndikon në vendimet e gjykatave që shpeshherë janë në shpërputhje të plotë me peshën e veprës dhe shkallën e rrezikshmërisë.

KMDLNj vlerëson se përgjegjësia është individuale dhe se arrestimi apo dënimi i atyre që kanë shkelur ligjin nuk duhet dhe nuk mund të ndërlidhet me përkatësinë partiake pavarësisht subjektit politik anëtar i së cilës është i dënuari.kohaislame

Artikulli paraprakPolitika e Rusisë ndaj Sirisë në qorrsokak
Artikulli vijuesDylli i bletës mbronë lëkurën