Thatësira godet SHBA-në

Shtetet e Bashkuara po vuajnë thatësirën e saj më të keqe që nga viti 1956.

Të dhënat e reja tregojnë se 55 për qind e territorit kontinental të Shteteve të Bashkuara po përballet me thatësirë të lehtë deri tek ajo ekstreme.

Thatësira po kërcënon të lashtat në Miduest të SHBA- së, transmeton REL.

Tani shenjat e thatësirës po zgjerohen në veri dhe perëndim, duke i rrezikuar të lashtat të tjera në shtete si Nebraska ku hapësira të mëdha të tokës bujqësore ujiten nga ujërat nëntokësorë dhe lumenjtë.

Në një raport të javës së kaluar, Departamenti Amerikan i Bujqësisë ka ulur pritjet nga korrja e misrit për këtë vit si pasojë e thatësirës.koha/kohaislame

Artikulli paraprakAnnan takon Putinin
Artikulli vijuesErdoan: do të jem për herë të fundit si kandidat partie