Britanikja The Guardian ka bërë një hulumtim, duke zbuluar se Kombet e Bashkuara i kanë shpërblyer me kontrata në miliona dollarë njerëz të afërt me presidentin sirian Beshar Esad, si pjesë e një programi ndihme për vendin në konflikt.
The Guardian thotë se afaristë kompanitë e të cilëve janë nën sanksionet e SHBA-ve dhe BE-së kanë marrë shumë të konsiderueshme nga misioni i OKB-së, siç kanë marrë departamentet shtetërore e institucionet bamirëse, përfshirë një të krijuar nga bashkëshortja e shefit të regjimit sirian, Esma Esadi.
Gjithnjë sipas artikullit të britanikes, OKB-ja pretendon se mund të punojë vetëm me një numër të vogël partnerësh, të miratuar nga Beshar Esadi, e se bën çfarë të mundet për të garantuar shpenzimin e duhur të parave.
Kritikët janë të mendimit se përparësi për ndihmë u është dhënë në Siri zonave të kontrolluara nga regjimi i Esadit, e deklarojnë se paratë e OKB-së po ndihmojnë në mënyrë efektive mbështetjen e një regjimi që është përgjegjës për vdekjen e mijëra qytetarëve të tij.
Misioni i ndihmës i OKB-së rrezikon të komprometohet, shtojnë kritikët. /tesheshi.com/