Specialja pa përgjigje për “Monstrën” e “Sopotin” (VIDEO)

Avokati i rasteve gjyqësore “Monstra” dhe “Sopot” Naser Raufi thotë se obstruksione që është duke ju bërë prokurorisë speciale ka bërë që kjo prokurori deri më tani të mos dalë zyrtarisht të deklaroi për hetimet që janë duke u bërë për rastin Monstra dhe Sopot. Sipas Raufit për rastin Monstra tash më janë duke u të hetime, ndërsa për atë të Sopotit përmes bombave të opozitës u dëshmua se është i montuar.

“Prokuroria speciale e ka në stadium këtë rast dhe është duke e punuar këtë rast , ne si avokat si jemi të njoftuar është në stadium8in e hetimit të këtij rasti nga ana e prokurorisë, por nuk janë prononcuar zyrtarisht se a o e marrin këtë rast , po jemi të njoftuar se punohet nga ana e prokurorisë. Sa i përket rastit të “Sopotit” ehe publikisht u shpallën provat “Bomat” e opozitës dhe dolën se është rast i montuar i dëgjuam krejt dhe unë mendoj se edhe ky rast është duke u punuar nga ana e Prokurorisë, unë mendoj që obstruksioni që i bëhet kësaj prokurorie special është pengesa që nuk prononcohen zyrtarisht nga kjo prokurori”, deklaroi avokati Naser Raufi.
Prokuroria speciale për televizionin Alsat-M në përgjigjen e sajë thotë se akoma nuk kanë hapur proceduar për këta dy raste.

“Ju njoftojmë se deri më tani akoma nuk kemi hapur procedurën për rastin e “Sopot” dhe  “Monstra”. Në kohën kur do të bëjmë të njëjtën do të ju njoftojmë në kohë”, njoftuan nga PSP-ja.
Ish ministri i drejtësisë Adnan Jashari disa herë ka përsëritur qëndrimin e tij se për rastin Monstra tash më i takon prokurorisë Speciale.

“Nuk mbajnë qasjet se BDI nuk reagon, po reagon kemi thënë dhe ngelim pas qëndrimit rasti mostra në bazë ligjit për prokurorisë speciale duhet të jetë në kompetencë të kësaj prokurorie shkruan alsat. Rasti “ Monstra” në bazë të ligjit për prokurori speciale pa marrë parasysh se në cilën fazë është . ligji për prokurori përcakton kompetencat jo Ministri i drejtësisë dhe kjo çështje duhet të bartet në kompetencë të prokurorisë speciale”, ka deklaruar Adnan Jashari, ministër i drëjtësisë 21 dhjetor 2015.

Deri më tani prokuroria Speciale ka hapur disa raste por asnjë nga këta raste nuk janë të përfshirë raste ku dyshet se janë të montuar dhe janë të dënuar shqiptarë.

Artikulli paraprakProtestuesit shqiptarë në Shkup pas protestës pastruan bërllokun
Artikulli vijuesLondër, dënohet shqiptari me 50 kg kokainë