Revista prestigjoze britanike “The Guardian” e ka listuar Shqipërinë e në vendin e dytë në botë për turizmin gjatë vitit 2013. “The Guardian” ka vlerësuar në këtë renditje çmimet e ulëta, rrënojat e qytetërimeve iliro- romake dhe bregdetin mjaft panoramik shqiptar.
Për turistët që do të vizitojnë vendin tonë përgjatë këtij viti, revista britanike tregon se në 380 milje të bregdetit shqiptar ata do të gjejnë plazhet e virgjëra që ofrojnë aventura të shumta, plazhe me rërë të bardhë, laguna, rezervate natyrore dhe brigje të shumta.
Në rrëfyesin për turizmin e këtij viti “The Guardian” nuk ka marrë në konsideratë shtetet, por destinacionet më të bukura. Në listën e 20 vendeve përfshihet Italia me shumë qendra atraktive për turistët. Greqia, Turqia, Spanja dhe Portugalia prezantohen me më shumë se dy atraksione turistike. Sipas metodologjisë që revista përdor, merren në konsideratë disa elementë që i bëjnë vendet e renditura si më të preferuarat. Kryesisht klasifikimi është bërë duke u nisur nga bukuria, moseksplorimi i mjaftueshëm dhe çmimet e ulëta. Pikërisht këto të dhëna e kanë renditur Shqipërinë me bregdetin e saj të dytin në botë që duhet frekuentuar për këtë vit.
Gjatë pesë viteve të fundit Shqipëria është përfshirë në radarët e hartës botërore të turizmit. Agjencitë prestigjioze të turizmit po e rekomandojnë atë gjithnjë e më shumë, ndërsa agjencitë turistike pohojnë se numri i vizitorëve nga Europa Perëndimore po rritet gjithnjë e më shumë.
Sipas statistikave të Ministrisë së Turizmit, më shumë se 1 milion vizitorë të huaj zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet vitin që shkoi. Dy vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i vizitorëve të huaj në vendin tonë gjatë sezonit veror, por megjithatë, turizmi shqiptar vijon të dominohet nga ai kombëtar, ku gjysma e turistëve janë nga Kosova dhe Maqedonia. Të dhënat e operatorëve turistikë tregojnë se vizitorët kanë qëndruar më shumë në Durrës dhe Vlorë, që kanë edhe kapacitetet më të mëdha pritëse, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë në bregdetin vendas.
Gjatë vitit të kaluar, një numër i konsiderueshëm i turistëve u regjistrua në Velipojë dhe Shëngjin, falë përmirësimit të infrastrukturës dhe njësive akomoduese.
You Might also Like
“Vala” ndëshkon konsumatorët e saj
Operatori publik i telefonisë mobile ka vendosur t’i ndëshkojë konsumatorët e saj. Ata që nuk…
By
Redaksia
1 Min Read
Norvegjezët nuk frikësohen nga rënia e çmimit të naftës
Autoritetet në Norvegji, e cila është një prodhuese e rëndësishme e naftës në botë, nuk…
By
Redaksia
1 Min Read
Kriza shtyn evropianojugorët të vijnë në Gjermani
Sikur kriza ekonomike të mos ekzistonte për Gjermaninë, sepse niveli i papunësisë tek të rinjtë…
By
Redaksia
5 Min Read
Lekaj: Është shkelje nëse publikohet kontrata e autostradës
Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik ku ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj po raporton në lidhje…
By
Redaksia
3 Min Read
Ekonomia turke në mesin e gjigandëve botërorë
Korrespondenti për Evropën i gazetës “The Strait Times” me seli në Singapor, Jonathan Eyal, shkruan…
By
Redaksia
1 Min Read
Historia e Euro-s
Anëtare të eurozonës janë 12 nga 15 shtetet e BE-së (Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Portugalia,…
By
Redaksia
4 Min Read
