"The Telegraph": Shqipëria ndër 20 destinacionet më joshëse 2015

0
338

Prestigjozja britanike “The Telegraph” ka përzgjedhur Shqipërinë si një ndër 20 destinacionet më tërheqëse për t’u vizituar në vitin 2015.

“E shtrirë përgjatë Adriatikut, me një histori magjepsëse dhe me pak udhëtarë kureshtarë, 2015-a është momenti i duhur për të vizituar Shqipërinë” thotë gazetarja e “The Telegraph”, Caroline Shearing, pas një vizite në Shqipëri, që i ka lënë mbresa të veçanta dhe e ka bërë që t’i hedh ato në shkrimin e saj në prestigjiozen “The Telegraph”.