Thellohen përçarjet në PDK

Mosmarrëveshejt e ligjvënësve të partisë së kryeministrit Hashim Thaçi me miratimin e Kodit Penal me nenet 37 dhe 38, janë refleksion i ndasive të mëdha në pushtet mes rrymës konservatore dhe asaj moderne.

Kështu të paktën vlerësojnë analistët kosovarë, të cilët theksojnë se divergjencat që ekzistuan mes deputetëve të PDK-së me votat pro dhe kundër heqjes së dy neneve, nxorën në sipërfaqe përçarjen e thellë brenda PDK-së, shkruan “Zëri”.
E në anën tjetër, deputetët e partisë së kryeminsitrit Thaçi, theksojnë se bëhet fjalë për demokraci dhe liri të mendimit dhe jo për ndarje.
Në këtë subjekt politik thuhet se ekzistojën dy rryma politike të fuqishme: ajo konservatore e që përbëhet nga SHIK-u dhe modernja./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakGrabovci me shokë, bëhen pishman
Artikulli vijuesRasti Haradinaj, sot dhe nesër seancat përmbyllëse